Fabio Capello e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si ‘arrogant’, ndërsa ka këmbëngulur se kapiteni i Portugalisë ishte ‘i pavolitshëm’ për vendin e tij gjatë Kampionatit Botëror në Katar.
Duke reflektuar mbi turneun në një intervistë me agjencinë italiane të lajmeve Corriere Della Sera, ish-trajneri i Anglisë sulmoi gjithashtu portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez, duke e etiketuar atë ‘budalla’ pas gjestit të turpshëm në finale.
Duket se ka pasur shumë gjëra të mira nga Katari për strategun italian, por duke folur për largimin e Ronaldos nga turneu, Capello nuk ka treguar simpati.
“Ronaldo ia solli atë vetes, ndërsa është e turpshme për gjithë atë që ka bërë në karrierën e tij”.
“Si lojtar, askush nuk mund ta vë në dyshim, por ai ishte arrogant. E ofroi veten pa gjetur një klub që do të besonte tek ai; është bërë paksa i pavolitshme për një skuadër”, ka deklaruar ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit.
Maroku e mposhti Portugalinë (1-0) në çerekfinale të ‘Katar 2022’ duke shkaktuar njërën prej shumë befasive të këtij Botërori, ndërsa Ronaldo u largua nga fusha në lot. /