ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 15 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 17 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 17 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 17 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD: Ndaloni arrestimet tek “Unaza e Re”

albnews by albnews
11 October, 2019
in Albania
0
PD: Zgjedhjet u manipuluan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike me anë të një deklarate për media, është shprehur se Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

Deklarata:

RelatedPosts

Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Po eksploronte Alpet vetëm, ky është turisti që ra në humnerë dhe humbi jetën

Paga reale bruto sot vlen 130 euro më pak se në vitin 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.

Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result