Në gjendje të rëndë e bija e vetme e Elvis Presley, këngëtarja pësoi atak kardiak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Lisa Marie Presley, vajza e vetme e mitit të rokut Elvis Presley, është shtruar në gjendje të rëndë pas një arresti kardiak.

Artistja dhe filantropistja 54-vjeçare, autore e  tre albumeve të vlerësuar nga kritika, vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme në ceremoninë e Golden Globe me të ëmën Priscilla.

Sipas burimeve të mediave amerikane, personeli mjekësor arriti të rikthejë rrahjet e zemrës, por situata është ende në monitorim.

Lisa Presley është trashëgimtarja e vetme e Elvis Presley, dhe është martuar 4 herë, ndër to edhe me yllin e pop-it Michael Jackson dhe shkurtimisht edhe me atë të Hollivudit Nicolas Cage.

Share This Article