Një familje me 3 anëtarë nga Zeta e Malit të Zi, si dhe një djalë nga Podgorica u mbytën këtë të diele në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën me të cilën ata po lundronin.
Lajmin e ka konfirmuar për “Vijesti”, Radojica Rashoviq, një tjetër person që ishte në të njëjtën varkë me viktimat.
Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, si dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata. Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin “Vranjina”. Të tjerët arritën të dilnin në breg, duke shpëtuar rrjedhimisht.
Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviç konfirmoi për “Vijesti” se, një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për personat e tjerë.
Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.