SHBA-ja miratoi sot dërgimin e disa mijë ushtarëve në Arabinë Saudite për të mbrojtur aleatin e saj kryesor arab në Lindjen e Mesme nga aktet e destabilizimit të ndërmarra sipas saj nga Irani, në sfondin e tensioneve të forta në rajon.
“Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper autorizoi vendosjen e forcave amerikane shtesë në Arabinë Saudite”, njoftoi Pentagoni në një komunikatë.
Uashingtoni kishte njoftuar në fund të shtatorit dërgimin e 200 ushtarëve në Arabinë Saudite, vendosja e parë e këtij lloji që prej tërheqjes së trupave amerikane në vitin 2003.