Vuçiç tregon çfarë i thanë Lajçak e Escobar: Do kemi tri dënime të forta po s’e pranuam propozimin

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencë për media ka treguar tri dënimet që e presin Serbinë nëse nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për zgjidhje dhe normalizim me Kosovën.

Vuçiç tha se ‘pesëshja e madhe’ e diplomatëve që e vizituan i kanë thënë se ‘duhet ta pranosh këtë plan, sepse nëse nuk e pranon kornizën e re të negociatave për rrugën drejt Evropës do të përballesh me:

Një-ndërprerje e procesit integrues në Evropë.

Dy-me ndalim dhe tërheqjen e investimeve.

Tre-Me masa gjithëpërfshirëse në kuptimin ekonomik dhe politik që do të shkaktojnë dëme të mëdha në Republikën e Serbisë’.

Share This Article