Ndërkohë, të dy vendet ndihmojnë viktimat e luftës dhe ofrojnë ndihmë humanitare, tha ministri hungarez i Mbrojtjes
Hungaria dhe Austria nuk do të furnizojnë Ukrainën me mbështetje ushtarake, në mënyrë që të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës Moskë-Kiev, tha ministri hungarez i Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Klaudia Tanner në kryeqytetin Budapest të hënën, ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky tha se pozicioni i vendit të tij për luftën në Ukrainë mbetet i njëjtë.
Szalay-Bobrovniczky tha se vendi i tij dhe Austria nuk dërgojnë armë në Ukrainë sepse nuk duan që situata të përshkallëzohet më tej.
Ndërkohë, të dy vendet ndihmojnë viktimat e luftës dhe ofrojnë ndihmë humanitare, shtoi ai.
Nga ana e saj, Tanner vuri theksin mbi efektet e luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës në Evropë, duke thënë se përhapja e mundshme e konfliktit në Evropë është rreziku më i madh.