Juventusi ka fituar derbin ndaj Torinos me përmbysje këtë të martë me rezultatin 4-2. Torino kaloi e para në avantazh me anë të Karamoh që në minutën e dytë, Cuadrado barazoi në minutën e 16, ndërsa Sanabria ktheu avantazhin në anën e Torinos në minutën e 43-të, por zgjati vetëm 4 minuta pasi Danilo barazoi rezultatin.
45 minutat e dyta i takuan të gjitha Juventusit, i cili kaloi në avantazh me Bremer në minutën e 71, ndërsa Rabiot vulosi rezultatin në 4-2 dhjetë minuta më pas.
Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar më herët këtë të martë, Roma mori një goditje të rëndë nga Cremonese e vendit të fundit, e cila arriti fitoren e parë në Serie A ndaj skuadrës së Mourinho-s.
Pas këtyre ndeshjeve që mbyllën javën e 24-t të Serie A, Napoli udhëheq i qetë në krye me 65 pikë, i ndjekur nga Interi dhe Milani me 47 pikë. Juventusi është ngjitur në kuotën e 35 pikëve në vendin e shtatë.