Leonardo DiCaprio, përveç sukseseve të mëdha në kinema, njihet edhe për angazhimin e tij në çështjet e mjedisit.
Megjithatë, së fundmi ai është akuzuar edhe një herë si “hipokrit ekologjik”. Aktori u vu sërish në shënjestër të kritikave pasi u paraqit në “Green Carpet Fashion Awards” në Los Angeles, pasi kishte udhëtuar për më shumë se 12,000 milje ajrore (19,000 km) në vetëm dy javë.
DiCaprio akuzohet për hipokrizi për shkak të sasisë së madhe të karburantit që është djegur duke ndotur kështu edhe mjedisin gjatë udhëtimeve të tij private.
Kjo nuk është hera e parë që aktori i njohur vihet në qendër të kritikave për shkak të dobësisë së tij për avionët privatë.
Edhe një herë, kritikët e DiCaprios theksojnë se udhëtimet e tij të shpeshta dhe të gjata nga një skaj i planetit në tjetrin, qoftë për punë apo për t’u çlodhur, nuk janë në përputhje me ato që “predikon” për mbrojtjen e mjedisit.
Eventi në të cilin aktori mori pjesë nderon njerëz nga industria e modës dhe argëtimit, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm në promovimin e stilit të jetesës “të gjelbër”.
Leonardo DiCaprio, i cili ka mbështetur fuqishëm çështjet mjedisore gjatë gjithë karrierës së tij, është i ftuar i rregullt në këtë event.
Megjithatë, ai vetë duket se nuk e ndjek stilin e jetës që propozon dhe për të cilin “lufton” gjithë këto vite. Komentet i rrisin edhe më shumë profilet e tij në rrjetet sociale. Postimet e tij si në Instagarm ashtu edhe në Twitter kanë të bëjnë pothuajse ekskluzivisht me mbrojtjen e planetit teksa ai e deklaron veten “aktor dhe ambientalist”.