Pasi ka punuar në format për një kohë të gjatë, FIFA tani është gati të miratojë një Botëror me 48 ekipe. Edicioni i ardhshëm i vitit 2026, i cili do të zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, do të prezantojë 104 ndeshje.
Praktikisht 16 skuadra më shumë dhe 40 takime më tepër në krahasim me 64 të luajtur në Katar 2022 nga 32 kombëtaret.
Vendimi zyrtar duket se është një hap larg dhe duhet të arrijë në orët në vijim. Gjithcka do të zyrtarizohet pas mbledhjes së këshillit drejtues në Kigali të Ruandës.
Sipas mediave angleze, kalimi nga 32 në 48 skuadra do të shoqërohet edhe me një ndryshim drejtimi përsa i përket grupeve të këtij Botërori. Fillimisht u fol për 16 grupe me tre skuadra, por në realitet do të ketë një ndarje më klasike. Do të jenë 12 grupe me 4 ekipe kombëtare secili.
Në këtë pikë, dy të parat në çdo grup dhe tetë të tretat më të mira do të kalonin në raundin tjetër. Gjithësesi, jo në raundin e 1/8 si në Katar 2022, por në raundin e 1/16.
Botërori 2026 do të ketë pra një raund më shumë për të luajtur. Kombëtaret do të arrijnë makksimumin nga shtatë në tetë ndeshje deri në fund. E kështu ndeshjet totale të eventit do të shkojnë nga 64 në 104.
Për FIFA-n do të mbërrinin fitime shtesë. Vlerësimi i të ardhurave shtesë luhatet ndërmjet 9 dhe 11 milionë paund (mes 10 dhe 12.5 milionë euro).