Siç kemi raportuar më parë, një dron amerikan është goditur nga një aeroplan luftarak rus dhe është rrëzuar mbi Detin e Zi.
Dy aeroplanë Su-27 kishin tentuar të kapnin dronin amerikan – të quajtur MQ-9 – duke hedhur disa herë karburant para saj përpara përplasjes.
Por çfarë është droni MQ-9 Reader dhe aeroplani luftarak rus, Su-27?
MQ-9 Reaper
MQ-9 Reaper është një dron që përdoret për vëzhgim dhe zbulim, si dhe për misione sulmi.
Droni, i cili pilotohet nga distanca, mund të fluturojë në një lartësi deri mbi 15.24 kilometra.
Ai mund të jetë i pajisur me raketa, por komanda evropiane e SHBA-së tha se droni që u rrëzua sot ishte një fluturake e vëzhgimit.
Theksojmë se SHBA-të kanë në dispozicion deri në 320 fluturake të këtij lloji.
Su-27
Aeroplani luftarak rus, Su-27 është një shpikje e kohës sovjetike dhe e ndërtuar për të rivalizuar teknologjinë e fuqishme amerikane.
Ai është i armatosur me një armë 30 mm dhe është i aftë të gjuajë një sërë raketash dhe bombash.
Ai ishte menduar si një konkurrent i drejtpërdrejtë për aeroplanët e mëdhenj luftarakë të gjeneratës së katërt amerikane, si Grumman F-14 Tomcat dhe McDonnell Douglas F-15 Eagle.
Su-27 është në dispozicion të Forcave Ajrore të Rusisë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, gjegjësisht që prej vitit 1985.
Këtë version të aeroplanëve, rusët po e përdorin edhe gjatë pushtimit të Ukrainës.