Jo vetëm Antonio Conte, nga Tottenham pritet të largohet në fund të këtij sezoni edhe Harry Kane. Është thuajse e pamundur që “bomberi” anglez të vijojë në kushte, pa pasur mundësi të luftojë për trofe, apo të jetë protagonist në Champions.
Sipas Times, drejtuesit e “gjelave” i kanë vendosur një çmim kapitenit, 114 milionë euro. Pavarësisht se Kane ka një kontratë deri në 2024, pra futet në vitin që i skadon kontrata, rrezikojnë shumë në këtë pikë, presidenti Levy nuk ka ndërmend të bëjë skonto për kartonin e tij.
Në garë për të siguruar shërbimet e Kane janë ekipe si Man.United dhe Bayern Munich.