Muaj embargo e prodhojnë një rezultat, Rusia humb “yjet”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diskutimi mbi efektet e masave shtrënguese ndaj Rusisë kanë qenë të mëdha në Perëndim. Ekonomia ruse duket e goditur, por jo deri në pikën e shpresuar nga vendet perëndimore edhe falë mbështetjes gjithmonë e më të qartë të Pekinit, e zyrtarizuar nga vizita e presidentit të saj Xi Jinping në Moskë gjatë këtyre ditëve.

Por krahas disa markave të njohura, tashmë Moska ka humbur edhe një nga krenaritë saj për sa i përket gastronomisë së nivelit të lartë.

Restoranti rus më i mirë, i vlerësuar me dy yje Michelin, dhe i 29-ti në renditjen e restoranteve më të mirë të botës, ka deklaruar mbylljen e tij.

Bëhet fjalë për “Twins”, fjalë që në anglisht do të thotë binjakë, pikërisht si dy pronarët, vëllezërit Ivan dhe Sergey Berezutskiy, që kishin ngritur gastronominë ruse në nivele botërore.

Pjesa më e madhe e pjatave që mund të shijoheshin në restorantin e tyre vinin nga një fermë që binjakët kishin ndërtuar disa kilometra larg kryeqytetit, ndërkohë që eksperimentimi në laboratorin e tyre kishte arritur ekselencën në disa produkte të veçanta, si përshembull verërat e krijuara duke përdorur perime dhe kërpudha.

“Gjithçka ndryshon, miq të dashur, po ndryshon bota rreth nesh, po ndryshojmë ne dhe objektivat tona. Ka ardhur koha për ëndrra të reja”, shkruajnë vëllezërit për klientët e shumtë të apasionuar, disa prej të cilëve ishin pikërisht klientela ndërkombëtare që për shkak të masave mungon pothuajse totalisht në Moskë dhe në të gjithë Rusinë, dhe fjalët e mësipërme padyshim kanë edhe një domethënie që shkon përtej një restoranti.

Share This Article