Një asteroid tre herë më i madh se ai që theu xhamat e dritareve në Chelyabinsk të Rusisë në 2013 do të kalojë shumë pranë Tokës, këtë të shtunë.
Për fat të mirë, shkëmbi hapësinor që mban emrin 2023 DZ2 do të kalojë pranë planetit tonë pa bërë dëme me një shpejtësi prej 28,044 km/h.
Sipas ekspertëve, ata që kanë teleskopë 15 cm ose më të mëdhenj mund ta shohin asteroidin të kalojë të premten mbrëma nga hemisfera veriore. Po ashtu, kalimin e trupit hapësinor mund ta shihni në transmetimin e Virtual Telescope Project, duke nisur nga ora 12:30.
I vëzhguar përmes teleskopit nga hemisfera veriore, asteroidi do të duket si një yll që lëviz ngadalë mbi horizontin juglindor, në lindje të yjësive të Orionit, Canis Major dhe Canis Minor, sipas EarthSky.
Asteroidi 2023 DZ2, u zbulua në shkurt nga astronomët në observatorin La Palma në Ishujt Canary të Spanjës.