FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po hetojnë në lidhje me një kërcënim me vdekje dërguar Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, pasi iu dërgua një letër me pluhur të bardhë.
Bragg, i cili po heton ish-presidentin Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016, ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump, megjithëse ende nuk është marrë asnjë veprim.
Burimet e zbatimit të ligjit treguan se letra i drejtohej Bragg-it ku thuhej: “ALVIN: DO TË TË VRAS!!!!!!!!!!!!!”, sipas NBC News.
Letra “u përmbajt menjëherë” dhe forcat e zbatimit të ligjit “përcaktuan se nuk kishte asnjë substancë të rrezikshme”, tha zyra e prokurorit të qarkut në një deklaratë.
Autoritetet thanë se letra ishte vulosur të martën dhe shenjat në zarf tregonin se ajo ishte dërguar me postë nga Orlando, Florida në fillim të kësaj jave.