ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese 2 hours ago
Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur 2 hours ago
Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli 2 hours ago
U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro 2 hours ago
Zelensky: Agresioni rus ndalet vetëm me përfshirjen direkte të SHBA-së në negociata 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bota pranë bumit të ri teknologjik

albnews by albnews
27 March, 2023
in Bota, Opinion
0
Bota pranë bumit të ri teknologjik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Rana Foroohar-The Financial Times

Njohuria tradicionale na thotë se ka mbaruar bumi teknologjik. Rënia e Bankës së Luginës së Silikonit [Silicon Valley Bank] solli një ftohje në komunitetin e investimeve dhe sektori i teknologjisë ka përjetuar një korrigjim teksa janë rritur normat e interesit. Por, kjo do të sjellë provat se mund të hyjmë në një epokë të re të artë të inovacionit dhe të investimeve teknologjike. Dallimi është se këtë herë nuk do të jetë për konsumatorët, por për industrinë.

RelatedPosts

Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur

Zelensky: Agresioni rus ndalet vetëm me përfshirjen direkte të SHBA-së në negociata

SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

Tri të katërtat e prodhimit të brendshëm bruto prej 100 trilionë dollarëve në botë, përbëhen nga industritë tradicionale të trashëguara – të tillat si prodhimi, transporti, logjistika dhe kujdesi shëndetësor – që ende nuk janë transformuar si duhet nga teknologjia. Kjo tani po ndryshon, si pjesë e asaj që kapitalisti sipërmarrës Greg Reichow, partner në Eclipse Ventures – firmë në Palo Alto që ka 3.8 miliardë dollarë të investuara në transformimin digjital të industrive fizike – e quan “evolucion industrial”.

Dy javë më parë vizitova një nga 70 kompanitë e portofolit të Eclipse-it, jashtë Bostonit. VulcanForms, një firmë e prodhimit aditiv [proces i ri i prodhimit që ende po zhvillohet], merr modelin e fabrikës River Rouge të Henry Fordit, në të cilin çeliku hynte në njërin skaj të linjës së prodhimit dhe makinat e përfunduara dilnin në anën tjetër, dhe e përsërit atë në industritë e shumta të shtypit tredimensional me metal për t’i krijuar pjesët.

VulcanForms një ditë mund të prodhojë dhjetëra mijëra pjesë për motor aeroplani, më pas – brenda disa orëve – të kalojë në prodhimin e implanteve mjekësore ose të komponentëve elektronikë të konsumit. “Në softuer jeton njohuria se si bëhet pjesa”, thotë Reichow. Kjo ia mundëson një prodhuesi digjital, si VulcanForms, që të bëhet River Rouge për industritë e shumta. Klientët e mëdhenj industrialë mund të përqendrohen në kërkimin dhe zhvillimin e tyre kryesor, në shitje dhe në marketing – më shumë se në prodhim gjë që teorikisht tani mund të transferohet jo tek qindra furnitorë në dhjetëra vende, por tek fabrikat individuale të vendosura kudo ku janë klientët.

Është ndryshim i madh dhe prodhimi është veçse një pjesë e tij. Dëshira e shumicës së kompanive për të rritur qëndrueshmërinë në zinxhirët e tyre të furnizimit, së bashku me digjitalizimin e industrisë, ka rritur kapacitetin e prodhimit vendor në sektorët strategjikë. Shtytja legjislative për t’u marrë me ndryshimet klimatike, mund ta krijojë një bum të ri teknologjik në sektorin industrial. Fondet e shumta të investimit po mblidhen për ta mbështetur rritjen e bizneseve fillestare të teknologjisë së lartë – drejt prodhimtarisë së avancuar, lëvizshmërisë, energjisë dhe fushave tjera që lidhen me ri-industrializimin.

“Gjithçka që shohim rreth nesh, me përjashtim të vetes dhe ushqimit që kultivojmë, prodhohet këtu”, vëren profesori i MIT-së, John Hart, bashkëthemelues i VulcanForms. “Tani, pas pandemisë, disa forca po rreshtohen për ta riformuar mënyrën se si i bëjmë gjërat. E kuptojmë nevojën për zinxhirë të shkathët furnizimi. E kuptojmë se sa i rëndësishëm është prodhimi për sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare. Dhe, së treti, duhet të dekarbonizojmë, gjë që do të kërkojë rritjen e sistemeve të reja të prodhimit në masë”.

Meqenëse fushat si industria, energjia dhe transporti janë përgjegjëse për 70 për qind të emetimeve të karbonit, ndryshimi i mënyrës së krijimit të gjërave do të jetë vendimtar për arritjen e qëllimeve përkitazi me ndryshimin e klimës. Shtresat e shtypit të metalit, për shembull, kërkojnë një pjesë të energjisë dhe të ngarkesës së karbonit për t’i prerë pjesët nga një bllok i ngurtë materiali.

Investitorët e teknologjisë shohin mundësi të mëdha për ndryshim. Ish-këshilltarja e politikave të zinxhirit të furnizimit në Shtëpinë e Bardhë, Elisabeth Reynolds – e cila e kaloi pjesën më të madhe të dy vjetëve të fundit duke i zgjidhur rezervat e porteve dhe mungesën e formulës së ushqimit për fëmijë – ka lënë administratën e Bidenit që të bashkohet me Unless, një fond investimi që planifikon të japë deri në 100 milionë dollarë në vit në nismën e fokusuar në transformimin industrial. Kjo përfshin gjërat si prodhimi aditiv dhe shkenca e materialeve, por edhe sensorët, robotikën, AI-në dhe softuerët që do të ndihmojnë në digjitalizimin e numrit të madh të kompanive të vogla dhe të mesme industriale në Amerikë.

Tani për tani, ato firma priren të jenë shumë të izoluara. Por, në botën që parashikojnë njerëzit si Hart, Reynolds dhe Reichow, do të jenë të lidhura ashtu siç janë konsumatorët në internet, në gjendjen që t’i ndajnë pa problem burimet dhe informacionin në një rrjet të ri inteligjent industrial. Produktiviteti dhe mundësitë e rritjes janë të dukshme. “Kjo nuk ka të bëjë me filtrat që ua lejojnë t’i ktheni macet në qen”, thotë Reynolds. “Inovacioni i teknologjisë rreth ri-industrializimit është shumë më ndryshe dhe ne jemi në majë të një revolucioni të vërtetë në atë fushë”.

Në fakt, mendoj se mund të jemi në një pikë rrotullimi paksa si viti 2007. Në atë kohë, prezantimi i iPhone-it çoi në një rritje të madhe të teknologjisë së konsumatorit. “Ekonomia e aplikacioneve” evoluoi dhe ndryshoi gjithë mënyrën se si komunikojmë, punojmë, luajmë dhe bëjmë blerje. Biznesi është gati që të kalojë në diçka të ngjashme, një ndryshim ky i shumëpritur i përshpejtuar nga shkëputja, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Është transformim që do të ndryshojë natyrën e ekonomisë sonë. Është gjithashtu arsye e madhe pse unë jam për aksionet në Nasdaq, edhe pse mund të ketë korrigjim më të madh afatshkurtër.

Një pyetje e pazgjidhur është nëse revolucioni i ri industrial do të jetë ai i papunësisë. Talenti i teknologjisë ka filluar të migrojë larg softuerit të konsumit dhe drejtë industrisë. Por, AI, së bashku me nevojat e reduktuara në mënyrë dramatike për punën njerëzore në fabrikat e teknologjisë së lartë, ka reduktuar numrin e njerëzve të nevojshëm për ta bërë këtë punë. Megjithatë, vlen të përmendet se ekonomia e aplikacioneve krijoi kategori pune që nuk kanë ekzistuar më parë. Nëse jemi me fat, revolucioni i ri industrial do ta bëjë të njëjtën gjë në mënyrat që ende nuk mund të imagjinohen. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese

“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese

24 October, 2025
Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur

Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur

24 October, 2025
Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

24 October, 2025
U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result