Një shqiptar u prangos nga policia angleze të hënën.
Ai është 39-vjeçar Armand Tafa, i cili dyshohet se ka vrarë Stefan Stelian Morarun, një shtetas rumun.
Lidhur me ngjarjen që kishte ndodhur më 20 mars, u ndaluan edhe tre persona të tjerë, Migen Emilova, i cili ka qenë shok banese me viktimën si dhe dy të tjerë të moshës 46 dhe 29-vjeçare, njofton Policia Metropolitane.
Migen Emilova, u intervistua nga organet e rendit.
Para tyre, ai deklaroi se kishte qenë me rumunin në kazino atë natë. Por ata ishin ndarë rreth orës 03:00, kur ai u nis për në shtëpi dhe rumuni qëndroi sërish në kazino. Sipas tij, rumuni ata natë kishte fituar 2000 £ apo (2 mijë e 271 euro) në lojëra fati.
Po atë natë,viktima u gjet pa shenja jetë me një thikë në zemër.
Stefan Stelian Moraru kishte lindur në Rumani.
Ai prej disa kohësh punonte në Britaninë e Madhe