ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 3 minutes ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 9 minutes ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 13 minutes ago
Trump thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për redaktimin e Panorama-s 17 minutes ago
Kim Kardashian dhe Kris Jenner kundërshtojnë padinë e re të Ray J. Për çfarë bëhet fjalë?  20 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Lufta tjetër e ish-krerëve të UÇK-së, nga heronj në të akuzuar për krime lufte në Hagë

albnews by albnews
3 April, 2023
in Kosova
0
Lufta tjetër e ish-krerëve të UÇK-së, nga heronj në të akuzuar për krime lufte në Hagë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hashim Thaçi, i konsideruar si hero nga bashkatdhetarët e tij për udhëheqjen e luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë, po lufton tani një betejë të re, e mbase më të vështirën e jetës. Atë për të provuar pafajësinë, në një gjykatë me seli në Hagë, ku ai dhe tre bashkëpunëtore dhe ish-zyrtarë të lartë, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Cilido që të jetë vendimi përfundimtar kundër ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve, në çdo rrethanë nuk duhet të mendohet se kjo gjykatë është kundër popullit në Kosovë. Nuk ishte populli i Kosovës që kërkoi luftën, por lufta iu imponua atij”, shprehet Ehat Miftaraj, ekspert, Instituti i drejtësisë në Kosovë.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, apo dhomat e specializuara, siç njihen konfirmoi aktakuzën ndaj Thaçit dhe 3 bashkëpunëtoreve të tij, në nëntor të vitit 2020. Ndaj tyre peshojnë 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, vrasje tortura e zhdukje me forcë të personave.

Më 5 nëntor të vitit 2020, Hashim Thaçi dhe dorëheqjen nga posti i presidentit. “Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës”, shprehej Thaçi.

Krimet me të cilat ngarkohen në dhjetë pikat e akuzës, dyshohet se janë kryer në rreth 40 lokacione në Kosovë, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë Veriore dhe ato sipas aktakuzës “u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”. Shumë prej tyre, thuhet të jenë shqiptare. Aktakuzës fillestare, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 2022 ia shtoi edhe disa akuza të tjera që përfshijnë krime që pretendohet të jenë kryer në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe Gjilan.

Olgica Bozanic, një shtetase serbe e Kosovës, e intervistuar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se shpreson që procesi të jetë një mundësi për të mësuar se çfarë u ndodhi dy vëllezërve të saj Todor dhe Lazar Kostic, mbetjet e së cilës u gjetën në një varr masiv në perëndim të Kosovës, në një fshat që përmendet në aktakuzë. “Nga dëshmitë, dimë se ata u morën nga shtëpia e tyre bashkë me të gjithë burrat e fshatit në 17 korrik të 1998 dhe se u torturuan. Por nuk e dimë se kur dhe si u vranë”.

Gjykata Speciale me seli ne Hage, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime fillimisht ishin përmendur në një raport të Këshillit të Europës, që ishte hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.

Raporti i hapi rrugën themelimit të dhomave të specializuara përmes votimit në Kuvendin e Kosovës më 2015. Në prag të procesit gjyqësor, postera me fotot e Thaçit dhe ish-kryetarit të parlamentit Kadri Veseli, shoqëruar me shkrimin Heronj të luftës dhe paqes, janë vendosur rreth Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur

Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur

15 November, 2025
Trump thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për redaktimin e Panorama-s

Trump thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për redaktimin e Panorama-s

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result