Sfida e re e Arjen Robben jashtë futbollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arjen Robben vijon të jetë në formë të shkëlqyer. Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Bayern Munchen ka arritur që të përfundojë maratonën e Roterdamit.

Holandezi përshkoi 42 kilometrat për 2 orë, 58 minuta dhe 33 sekonda. Kjo kohë ishte 10 minuta më e shpejtë sesa ajo e një viti më parë.

Arjen Robben u tërhoq përfundimisht nga futbolli në 15 korrik 2021, kur luante për Groningen, në kampionatin holandez të futbollit.

Fillimisht, ai ishte tërhequr në vitin 2019, pas më shumë se 10 sezonesh me Bayern Munchen. Por, kur e thirri ekipi i vendlindjes së tij, ndërroi mendje dhe u kthye në futbollin profesionist.

Share This Article