Ambasadori i BE-së në Sudan është sulmuar në shtëpinë e tij në Khartoum. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Borrell nuk zbuloi asnjë detaj të sulmit, as nëse ambasadori ka mbetur i plagosur.
“Siguria e ambienteve diplomatike dhe e stafit është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, shkroi ai.
Megjithëse Borrell nuk e përmendi emrin e tij, ambasadori i BE-së në Sudan është Aidan O’Hara, një diplomat irlandez. BBC raporton se ka kontaktuar zyrën e O’Hara-s, por nuk ka ende një reagim.
Kujtojmë se Sudani është futur në ditën e tretë të luftimeve midis ushtrisë dhe një grupi paramilitar të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të hënën.
Të dyja palët pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në Khartoum, ku banorët ishin strehuar nga shpërthimet.
Më shumë se 1800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur sipas Volker Perthes, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sudanin. Ai u tha gazetarëve të hënën se rreth 185 njerëz kanë humbur jetën deri më tani.