Kur kemi vend në kuzhinën tonë zakonisht zgjedhim lavamanë që kanë 2 hapësira, por a janë të përshtatshëm në praktikë apo lavamanët tek kanë më shumë përparësi? Pasi ka provuar të dyja rastet, Revista Olive rekomandon lavamanin tek dhe nuk ndryshon mendim.
Lavamani tek na mundëson të bëjmë gjëra që një lavaman i dyfishtë nuk mundet.
Lavamani tek është pak më i thellë se ai dysh, kështu që mund të strehojë tigane dhe tenxhere të mëdha, të cilat mund të zhyten brenda. Përkundrazi, kur kemi dy lavamanë më të vegjël, enët tona më të mëdha nuk futen brenda, si rezultat mbushim tavolinën e punës kur gatuajmë.
Nga ana tjetër duke pasur vetëm një hapësirë, nuk do keni tendencën që enët tuaja të palara të grumbullohen pafund, që kur të keni përfunduar gatimit të mos keni më fuqi për t’i larë.
Ndërkohë, nisur nga fakti që lavamanët tek janë më të thellë, kjo do ju ndihmojë që të mos bëni pis vendin përreth. E dimë se sa e sikletshme është kur lani enët dhe ndërkohë, uji është përhapur aq sa edhe ju mund të bëheni pis kur mbështeteni pranë lavamanit.