Real Madridi e ka fituar Kupën e Mbretit për herë të parë pas gati një dekade, duke mposhtur në finale Osasunan në stadiumin e Sevillës, La Cartuja me reuzltat 2-1.
Vetëm dy minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Rodrygos që u asistua prej Vinicius Junior.
Madrilenët vazhduan me sulme në drejtim të portës së Osasunas, derisa në minutën e 25-të, Karim Benzema nuk ia doli të mposhte Sergio Herreran që bëri një pritje fantastike.
David Alaba (32’) lëshoi po ashtu një mundësi ideale, me goditjen e tij që shkoi mbi portë.
Kaluan vetëm tre minuta nga rasti i austriakut dhe Vinicius Junior bëri të njëjtën gjë me goditjen e tij që fluturoi jashtë.
Fillimi i pjesës së dytë ishte një makth për Los Blancos, pasi në minutën e 58-të, Lucas Torro e mposhti Thibaut Courtoisin për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Mirëpo, Rodrygo ishte sërish heroi i Real Madridit, pasi e riktheu epërsinë e tyre në minutën e 70-të dhe nuk lejoi që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Kjo është Kupa e parë e Mbretit për Real Madridin që nga viti 2014, atëherë kur kishin mposhtur Barcelonën në finale.
Madrilenët po ashtu janë duke garuar edhe për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës, ku takohen në gjysmëfinale me Manchester Cityn në ndeshjen e parë që luhet javën që po vije, ndërsa në La Liga mund të thuhet se janë mposhtur nga katalunasit.