Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit serb Vuçiq .
Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit të organizuar.
Artikulli i New York Times disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët.