Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin turk, Recep Tayyp Erdogan në zgjedhjet presidenciale që Turqia mban në 14 maj.
Nëpërmjet një video-mesazhi Rama shprehu konsideratë për vizionin dhe punën e presidentit turk, Erdogan për transformimin e Turqisë në një fuqi të madhe.
https://www.facebook.com/watch/?v=2073505499648003
Mesazhi i Edi Ramës:
Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Europën. Eshtë padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdogan, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë në shembullin e një transformimi fantastik.
Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdijeje të re, tek forca e kombit dhe e shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë e për popullin e saj, po krijuan edhe vështirësi të mëdha, i dhe kundërshti të forta, të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit të institucioneve legjitime të Turqisë, madje edhe të vetës jetës së Presidentit Erdogan.
UnĂ« e di se Presidenti Erdogan ka kritikĂ« tĂ« fortĂ«, ashtu siç ka edhe mbĂ«shtetĂ«s pasionantĂ« dhe me siguri tĂ« dyja palĂ«t kanĂ« arsyet e tyre legjitime, pĂ«r tĂ« cilat sot Turqia po zhvillon njĂ« ballafaqim tĂ« zjarrtĂ«. Po unĂ« dua vetĂ«m tâju them tĂ« gjithĂ«ve se nĂ« kohĂ« kaq tĂ« vĂ«shtira, jo vetĂ«m pĂ«r TurqinĂ«, po pĂ«r krejt botĂ«n e sidomos EuropĂ«n, eksperienca dhe karakteri i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ« – roli i tij pĂ«r lehtĂ«simin e barrĂ«s sĂ« madhe tĂ« konfliktit nĂ« UkrainĂ« mbi rrugĂ«t e furnizimit me grurĂ« tĂ« shumĂ« vendeve tĂ« rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha e gjykimit tĂ« tij nĂ« pĂ«rballjen me vatrat kĂ«rcĂ«nuese tĂ« terrorizmit – janĂ« njĂ« aset tepĂ«r i çmuar, pĂ«r tĂ« mos u marrĂ« parasysh nga tĂ« gjithĂ« ata qĂ« tĂ« dielĂ«n e ardhshme do tĂ« vendosin pĂ«r drejtimin qĂ« do tĂ« marrĂ« Turqia.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti Erdogan është një mik i mirë i ditëve më të vështira, që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli republikën, tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.
Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, po edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është shumë rigjid dhe i prerë! Mbase kanë të drejtë, po mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa! Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj megjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre edhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë për Ballkanin, e për krejt Europën.