ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 2 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 2 hours ago
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez 3 hours ago
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve 3 hours ago
E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Humbja në Himarë/ Rama: Do flas pas zgjedhjeve në Greqi

albnews by albnews
15 May, 2023
in Albania
0
Humbja në Himarë/ Rama: Do flas pas zgjedhjeve në Greqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka preferuar të flasë lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fitoi Himarën dhe për mënyrën se si e ka komentuar Greqia. Në deklaratën përpara mediave, Rama tha se preferon të respektojë zgjedhjet në vendin fqinj dhe se do të shprehet kur ato të përfundojnë.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës, duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Greqinë, me kryeministrin Mitsotakis e ministrin Dendias, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Unë nga ana ime jam i detyruar të bëj maksimumin para se të reagoj proporcionalisht.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Dua të tregoj se institucione e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari, s’i kemi kontestuar kurrë vendimet e tyre. Jo më pastaj të tjerë, nga jashtë Shqipërisë, që të vënë në pikëpyetje rolin e tyre” – tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti. Rama tha edhe se minoriteti grek nuk duhet trajtuar si mish për top për çështje elektorale. Ai nuk e sqaroi nëse do ta shkarkojë Belerin apo do të presë që për të të ketë një vendim të formës së prerë.

“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pas asnjë incidente, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare dhe greke, dhe është bërë një numërim paqësor.

Në fund ka fituar me një grusht votash, por nuk ka rëndësi, kandidati kundërshtarë me qeverinë dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe elektorale nga ana jonë një fitore e cila s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata”, – tha Rama.

“Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria së bashku me Policinë e Shtetit arrestuan dhe një kandidat të PS-së në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh ën thelb se çfarë është, nuk më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t’i kërkoj prokurorisë e gjykatës të nxjerrë provat sepse kështu dua unë. As më shkon mendja të vë në dyshim provat e vendimet e tyre. Ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për shqiptarët dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Me të metat dhe barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë, por kam preferuar të mos flas. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi. Kam dëgjuar të flasin dhe Syriza e Pasoku. Minoriteti grek nuk është mish për top” – tha Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

6 October, 2025
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

6 October, 2025
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result