Plumba elektoralë, rrahën babanë në KZAZ, djali breshëri makinës së ish-deputetit socialist

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Incidenti i ndodhur për dy fletë votimi në KZAZ 15 në Kurbin, të hënën paradite ka vijuar sërish të mërkurën. Fatbardh Ismaili, djali i Islam Ismailit një nga vëzhguesit e BF, i cili u përfshi në konflikt, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ish-deputetit socialist Armando Prenga, i cili po udhëtonte me makinë.

Ka qenë vetë Prenga i cili  njoftoi sallën operative në Kurbin për ngjarjen e ndodhur ku nuk pati të lënduar. Incidenti nisi ditën e hënë teksa numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, ku Islam Ismaili ka qenë një nga vëzhguesit e BF dhe është qëlluar nga vëzhgues të PS, pasi në tavolinën ku po numëroheshin votat, Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër. Numëruesit donin t’ia kalonin votat PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesi i BF.

Sipas Islam Ismailit, në moment debati është qëlluar me shuplakë nga një tjetër person, mbështetës i PS. Pas kësaj ka qenë djali I Islamit I cili ka vëzhguar Prengën dhe i ka zënë pritë në kur ai lëvizte në Fushë Kuqe. Në momentin që e ka parë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij, por Prenga ka manovruar dhe ka arritur të shpëtojë.

Share This Article