Manchester United ka fituar 1-0 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e realizuar prej Casemiros.
Bournemouthi më pas rrezikoi me anë të Dominic Solankes (27’), por gjuajtjen e tij e priti pa problem David de Gea.
Casemiro lëshoi një mundësi të artë për golin e dytë personal, pasi në minutën e 41-të nuk ia doli ta mposhte Neton nga afërsia.
Edhe Wout Weghorst (63’) kishte një rast ideal për gol, por sërish Neto ishte në vendin e duhur dhe priti goditjen.
Neto e priti edhe gjuajtjen e Bruno Fernandes në minutën e 76-të, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje e thellë.
Pas javës së 36-të, Manchester United vazhdon të jetë në vendin e katërt me 69 pikë, aq sa ka edhe Newcastle United, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Chelsean.