Dortmund shfrytëzon “blofin” e Bayern Munchen, fiton në transfertë dhe merr kryesimin

albnews
By
1 Min Read

Borusia Dortmund ia ka dalë të fitojë në transfertë ndaj Augsburgut, duke fituar me rezultatin 0-3. Kjo fitore, e ngjit Dortmundin në vendin e parë me 70 pikë, dy më shumë se Bayerni i vendit të dytë teksa kanë mbetur edhe dy javë kamopinat.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me dy skuadrat që kërkuan golin. Në minutën e 38, Udukoai u ndëshkua me karton të kuq nga skuadra e Augsburg, duke bërë gjithçka më të lehtë për Dortmundin.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për verdhezinjtë, të cilët e gjetën dy herë golin me anë të Haller dhe një herë me anë të të Brandt në sekondat e fundit.

Share This Article