Qindra qytetarë gjermanë që punojnë në sektorët e arsimit dhe kulturës, do të dëbohen nga Rusia muajin e ardhshëm. Kjo u bë e ditur nga ministria e Jashtme gjermane.
Ministria konfirmoi raportet e mediave se Rusia kishte vendosur të kufizojë numrin e punonjësve gjermanë që janë në Rusi nga fillimi i muajit qershor.
Dëbimet përfshijnë mësues në shkollën gjermane në Moskë, si dhe staf të shoqatës kulturore të Institutit Goethe. Lëvizja vjen pas dëbimeve të dyfishta të diplomatëve, si dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara midis Rusisë dhe Gjermanisë.
Muajin e kaluar, Rusia dhe Gjermania larguan secila nga 40 punonjës të ambasadave të tyre përkatëse dhe persona të padëshiruar.
Gazeta e përditshme gjermane Süddeutsche Zeitung raportoi se masa e fundit do të prekë një “numër treshifror“, të punonjësve, përfshirë edhe diplomatët.
“Në funksion të këtij vendimi të njëanshëm, të pajustifikuar dhe të pakuptueshëm, qeveria Federale tani është e shqetësuar për të siguruar një prani minimale të ndërmjetësve në Rusi, duke ruajtur gjithashtu një prani diplomatike”,- citon gazeta një burim nga ministria e jashtme gjermane.
Në marrjen e një vendimi lidhur me numrin maksimal të rusëve në Gjermani, ministria tha se do të synonte të siguronte ekuilibër. Disa vende të BE-së kanë dëbuar diplomatët rusë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Më shumë se 40 diplomatëve të dyshuar për spiunazh, iu dhanë urdhra dëbimi nga katër vende të BE-së në mars 2022. Rusia dhe Gjermania kishin lidhje të thella ekonomike dhe kulturore, të cilat janë tensionuar pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kancelari Olaf Scholz ka revolucionarizuar politikën e jashtme të Gjermanisëm duke rritur shpenzimet ushtarake, si dhe duke u angazhuar për të dërguar armë direkt në Ukrainë.
Kur në janar, Gjermania njoftoi se do të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë, Rusia e akuzoi atë se kishte braktisur “përgjegjësinë e saj historike ndaj Rusisë”, që lindte nga krimet naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Scholz u zotua të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke premtuar armë me vlerë 2.7 miliardë euro.
Gjermania gjithashtu punoi shumë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus falë një operacioni të furishëm blerjeje nga vendet e tjera dhe ndërtimit në kohë rekord të terminalit të saj të parë të importit për gazin natyror të lëngshëm (LNG).
Me dëbimin e diplomatëve dhe punonjësve të kulturës dhe arsimit, lidhjet e mbetura midis Rusisë dhe Gjermanisë do të vihen nën presion edhe më të madh. BBC