ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë  7 hours ago
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë 9 hours ago
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 9 hours ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 11 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Sarandë, Rama: Hipoteka dhe kadastra, janë bërë pasqyra e turpit të PS-së

albnews by albnews
27 May, 2023
in Shqiperia
0
Sarandë, Rama: Hipoteka dhe kadastra, janë bërë pasqyra e turpit të PS-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hipoteka dhe kadastra kanë qenë sërish në qendër të kritikave të kryeministrit, Edi Rama, gjatë takimit falënderues që ai zhvilloi në Sarandë. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që ai po zhvillon thuajse në të gjitha qarqet e vendit, pas fitores së PS-së në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Rama ka qenë i drejtëpërdrejtë në fjalën e tij, duke akuzuar zyrtarë të hipotekave dhe të kadastrave, të cilët, sipas tij, nën siglën e PS-së, e kanë bërë “zhele flamurin e PS-së”.  

RelatedPosts

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

“Hipoteka, kadastra, janë një problem i madh. Janë bërë pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në kadastër, me emrin e PS-së, e kanë bërë zhele flamurin e PS-së. Kanë nëpërkëmbur mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në”- deklaroi Rama.

Sipas tij, Saranda është bërë motorr i zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo vetëm i vetes së saj, por, nënvizoi ai, “duhet të nxjerrim më shumë, sepse ka potenciale të pashfrytëzuara”.

Rama paralajmëroi edhe ndërhyrje të thella në Ksamil, i cili, sipas tij, “është një ndër pikat më të vizituara të Mesdheut, por që nuk është trajtuar me të gjithë forcën”.

“Kemi në plan ndërhyrje të rëndësishme në Ksamil. Por vetëm me njerzillik do bëhemi të fortë si vend dhe si shtet. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie.”- tha Rama.

Kreu i qeverisë me këtë rast ka hedhur edhe piketat, ku, sipas tij, duhet të ecë në të ardhmen PS. Sipas tij, PS nuk është vetëm çështje organizate dhe se pas kësaj fitorje duhet bërë një hapje e madhe kësaj force politike, që tu japë mundësi të gjithëve.

“Duhet ta transformojmë PS në një komunitet të madh politik. Ti shohim si bashkëpunëtorë njerëzit që na mbështesin, jo vetëm në ditën e votimit. Falenderoj edhe ata që nuk e ndynë dorën për të vënë shenjën tek ata që kanë turpëruar Shqipërinë.“- theksoi kreu i qeverisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

20 November, 2025
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

20 November, 2025
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result