Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i opozitës në Turqi, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet presidenciale të së dielës në përballë Erdoganit, të paktën sipas rezultateve të mediave turke, të cilat ende nuk janë zyrtarizuar.
Në një deklaratë nga selia e partisë së tij CHP, Kılıçdaroğlu, falënderoi ata që e besuan dhe e votuan në këto zgjedhjeve, ndërsa u shpreh se “marshimi do të vazhdojë”. Ai pati edhe akuza ndaj rivalit të tij.
“Nga tani e në vazhdim, dua të shoh 25 milionë turq që më votuan mua të mos jenë të zhgënjyer. Marshimi ynë vazhdon, ne jemi këtu. Ne jemi një familje.
Shteti u vu në shërbim të një njeriu. Dëshiroj të falënderoj votuesit tanë që shprehën bindjet e tyre në një klimë frike”, tha Kılıçdaroğlu.
Më herët, Erdogan shpalli fitoren dhe falënderoj votuesit. “Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq”, mësohet të ketë thënë Erdogan para mbështetësve të tij.