Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.
“Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”.