Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje palëve për uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe që të dyja vendet t’i rikthehen dialogut.
“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.
Ambasadori ka vendosur në dukje se protesta është e drejtë e qytetarëve por që duhet të jenë në formë paqësore.
“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, është shprehur Hovenier.