Një zyrtar policor ka marrë lëndimet të mërkurën si pasojë e sulmeve të protestuesve serbë në pjesën veriore, ndërsa janë janë penguar e sulmuar edhe disa gazetarë si dhe disa automjete janë vandalizuar, njoftoi Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime”