Rezultati për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin, ka kristalizuar tashmë edhe peshën elektorale që patën subjektet politike në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Ky rezultat, i cili lidhet me proporcionalin, të mërkurën, është bërë zyrtar nga KQZ.
Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbanin bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.
Nga të dhënat zyrtare, shumicën dërrmuese e ka marrë PS-ja e cila ka 758 mandate. Socialistët janë forca e parë në të gjitha këshillat bashkiakë. Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet e dyta. “BF“-ja ka marrë 292 mandate këshilltarësh. Ndërsa PD-ja zyrtare, e cila renditet e treta, ka arritur të marrë 123 mandate, pasuar nga PSD me 116.
Nga të dhënat zyrtare shihet qartë se PS-ja jo vetëm ka fituar numrim më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA, por rendit forca e parë politike edhe sa i përket proporcionalit, duke marrë pjesën dërrmuese të vendeve në këshillat bashkiakë.