Bardhi-Spiropalit: Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të Bundestagut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut dhe BE-së”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në përgjigje të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, e cila tha se zgjedhjet zhvillohen një herë në 4 vite.

“Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme”, shprehet ai.ATSH//

Share This Article