Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz do të takohen sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me tensionet në veri.
Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Takimet do të zhvillohen të ndara, ku fokusi do të jetë pikërisht gjetja e një zgjidhje për situatën në veri dhe uljen e tensioneve.
Tensionet në veri të Kosovës nisën pasi komuniteti serb atje nuk lejoi që kryetarët e rinj të hyjnë në institucionet e komunave. Kjo bëri që ato të zhvillonin protesta dhe të përplaseshin me KFOR duke plagosur 30 ushtarë.