Policia ka njoftuar se një shtetase polake ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Mësohet se ajo është rrezuar në trotuar në afërsi të një hoteli te Mali i Robit. Pas rrëzimit, polakja u transportua menjëherë në spital.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.