Whats App ka prezantuar shumë përditësime të reja në aplikacionin e saj së fundmi. Këto përditësime janë kryesisht veçori të reja që tashmë i kanë aplikacionet e tjera si Telegram dhe Signal. Megjithatë, platforma e mesazheve në pronësi të Meta-s tani po bën disa ndryshime në dizajn edhe në aplikacionin e saj.
Këto ndërrime të reja nuk janë lëshuar ende për testuesit beta, por ato do të jenë të disponueshme me një përditësim të versionit të ardhshëm. WhatsApp gjithashtu mund të bëjë rregullime të vogla në dizajnin e aplikacionit.
Funksioni i ndarjes së ekranit në WhatsApp
WhatsApp po teston një veçori të ndarjes së ekranit. Funksioni është i disponueshëm vetëm për disa testues beta për momentin. Me përditësimin e ri, përdoruesit mund të ndajnë ekranet e tyre gjatë një videotelefonate. Opsioni i ndarjes së ekranit do të jetë në fund të ekranit pas fillimit të telefonatës me video.
Është në pamjen e kontrollit të telefonatës, e cila gjithashtu i lejon përdoruesit të heqin zërin e telefonatës, të ndërrojnë kamerën dhe ta mbyllin telefonatën. Kur një përdorues zgjedh të ndajë ekranin e tij, gjithçka në ekran do të kapet dhe ndahet me personin në telefonatë.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo veçori mund të mos funksionojë në versionet më të vjetra të Android dhe mund të mos jetë e mundur në thirrjet e mëdha në grup dhe personi mund të mos e shohë përmbajtjen e ekranit nëse përdor një version të vjetër të WhatsApp. Përdoruesit mund të ndalojnë ndarjen e ekranit kur të duan dhe kjo ndodh vetëm kur ata pranojnë të ndajnë ekranin e tyre.
Ndërkohë, sipas raportimeve, WhatsApp po zhvillon një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin emra unikë përdoruesish për llogaritë e tyre.
Ajo do të quhet “Emrat e përdoruesve të WhatsApp”. Me këtë veçori, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një emër përdoruesi unik dhe të paharrueshëm.