Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.
”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Twitter.
Së bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor./ATSH/