Pas Xherdan Shaqirit, që është lojtari i vetëm me origjinë shqiptare, i cili e ka fituar Champions-in, me Bajernin dhe Liverpulin, tashmë është radha e Kristjan Asllanit.
Mesfushori i Interit, mund të bëhet futbollisti i parë i Kombëtares që triumfon në turneun më të rëndësishëm për klube.
Edhe pse ka pak gjasa të luajë në finalen e Stambollit kundër Mançester Sitit, kuqeziu ëndërron të fitojë medaljen e artë në Champions.
Ky trofe do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e 21-vjeçarit, që deri më tani me Interin ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.