Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranës, 5 të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin doza kokaine në lokalet e natës në Tiranë.

Policia bën me dije se “të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainën në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.”

Gjatë aksionit të koduar “Moncler”, pas hetimeve disa mujore u vunë në pranga   L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

Personat u arrestuan në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj ku gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako kokainë, me peshë 1 kg e 100 gr.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article