Që prej 15 majit, Jeff Bezos vijon pushimet e tij të gjata në Mesdhe me të fejuarën e tij Lauren Sanchez. Teksa lundrojnë me superjahtin me vlerë rreth 500 milionë dollarë, ata janë ndalur së fundmi në rivierën franceze, në Kanë.
Kjo ndalesë është e fundit e një liste të gjatë në brigjet e Mesdheut të çiftit, të cilët u fejuan në muajin korrik të vitit të kaluar.
Bezos, të cilin Forbes e renditi si njeriun e tretë më të pasur në botë, bëri bujë me jahtin monstruoz që dallonte qartë. Jahti i tij “Koru” është aq i madh sa kishte plane për të çmontuar urën historike Koningshaven në portin e Roterdamit për ta nxjerrë atë pas përfundimit të ndërtimit, por ideja më vonë u konsiderua e panevojshme. I njohur më parë si Y721, jahti tani quhet Koru, që do të thotë “fillime të reja” në gjuhën Maori.