Kompania e shqiptarit Skënder Perpepaj “S.A Builders LTD”, është njëra nga kompanitë më të suksesshme në Britani të Madhe, kurse pronari i saj Perpepaj vlerësohet si ambasador i përfaqësimit të shqiptarëve në Britani dhe më gjerë.
Në një gala mbrëmje
të organizuar nga Parlamenti Anglez, në mesin personaliteteve të suksesshëm, i ftuar ishte edhe Perpepaj, i cili u shpreh se
ishte e mahnitshme të takonte Z. David Blunkett.
“Në një mbrëmje gala të organizuar nga Parlamenti Anglez me fuqi e përzgjedhjes
së disa mundësi të keni sukses në Britani. Më bani përshtypje pjesëmarrja (pa
shoqata e simpatizant partish) gjë që kahe vetëm në samite shqiptare”, ka
shkruar Perpepaj në Facebook.
Perpepaj ka falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në “S.A Builders LTD”, të cilët bënë që me punën e tyre kjo kompani të jetë kaq e madhe./Albuktv/