Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv olimpiadën europiane të atletikës pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë. Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.
Ndërkohë, në trehapësh Muhamet Cangeli arriti të renditej në vendin e 5 mes 14 garuesve në divizionin e tretë të vlefshëm për garat ekipore. Një tjetër shqiptar që mori pjesë në garat ekipiore ishte edhe Eraldo Qarama që u rendit i dyti ne baterinë B me kohën 1:54:19.
Po në divizionin e tretë të garës së 400 metrave, Franko Burraj nuk kishte rivalë duke e mbyllur garën me kohën 46:30. Bledar Mesi në 3000 metra me pengesa u rendit në vendin e nëntë duke rezultuar atleti me rezultatet më të dobëta në përbërje të ekipit shqiptar gjatë ditës së sotme në olimpiadën europiane që po zhviillohet në Krakovë të Polonisë.