ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 9 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 9 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 11 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 11 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

BIRN: Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit

albnews by albnews
22 June, 2023
in Shqiperia
0
BIRN: Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni i Ligjeve vendosi të mërkurën se do të kërkojë në mënyrë zyrtare nga Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) verifikimin e deputetëve të Kuvendit nëse kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit famëkeq në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës.

Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha në mbledhjen, ku po raportonte kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula, se “kërkesa do të bëhet nga ne si komision, por në mënyrë racionale dhe proporcionale, që të mos mbingarkojmë punën e institucionit”.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Bushka tha se për këtë arsye kërkesat do të ndaheshin me grupe, nuk do të dërgoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, pasi sipas saj, -“të kërkosh hetim për 1300 emra është utopike”.

Më herët këtë vit dy deputetë të opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Ervin Salianji, kërkuan verifikimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për periudhën post-komuniste që nga vitit 1991 e deri më sot, por kërkesa, sipas Sulës, -“ishte e paplotë dhe joproporcionale”.

Çollaku tha në fund të janarit se i kishte kërkuar AIDSSH-së, – “vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023”

Sipas Sulës, në kërkesë mungonin gjeneralitetet për subjektet që kërkohej verifikim.

Debati për lidhjet e politikanëve me Ish-Sigurimin u rihap vitin që shkoi kur Autoriteti Shqiptar për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH) informoi parlamentin se kishte identifikuar disa politikanë, përfshirë një personazh të profilit të lartë me inicialet I.M., të cilit i ishte dhënë më parë një certifikatë “pastërtie”, por në fakt kishte qenë bashkëpunëtor.

Politikani që akuzohej ishte ish-presidenti Ilir Meta, i cili është në një betejë ligjore me Autoritetin e Dosjeve për këtë çështje.

Kuvendi ndërmori në fillim të vitit ndryshime ligjore për t’i dhënë mundësinë Autoritetit që të rihapte dosjet e vjetra të komisioneve të ashtuquajtur “Mezini” e “Bezhani”, për të riverifikuar emrat e politikanëve që kishin marrë vërtetim se nuk kishin lidhje me Ish-Sigurimin.

Sula u pyet nga deputetja Dhurata Çupi konkretisht për rastin, nëse kishte tashmë një raport që i jepte përgjigje përfundimtare aludimeve për çështjen “Meta”.

Kryetarja e AIDSSH-së tha se kishte sjellë me vete një raport të plotë për verifikimet e bëra nga komisionet e fillim-viteve ’90, por ky raport ishte klasifikuar si sekret shtetëror për shkak të korrespondencës shkresore me Shërbimin Informativ Shtetëror.

“Nga verifikimet që ne kemi bërë, disa kandidatë që figurojnë në dokumentet e Sigurimit, rreth 3% e tyre, janë ‘pastruar’ nga komisionet Mezini-Bezhani”- iu referua këtij raporti, Sula. Sipas saj, gjatë verifikimit të punës së këtyre komisioneve të mëparshme ishte hasur dhe një problematikë me dokumentet që mungojnë në fondin e institucionit, për të cilat nuk ka dokumentim të asgjësimit të tyre.

“Ata që kanë certifikatë sigurie mund ta aksesojnë”- u tha ajo deputetëve.

Deputetët po ashtu kërkuan të dinin rezultate të prekshme përsa i përket punës së strukturës së re që u ngrit për identifikimin dhe gjetjen e të zhdukurve gjatë komunizmit, si një kërkesë e progres-raportit të Komisionit Europian.

Sula risolli në vëmendje ngërçin e bashkëpunimit me institucione të tjera, si prokuroria, për të ndërmarrë hapa konkretë për zhvarrimet dhe vuri në dijeni Kuvendin se ecuria e procesit varej nga aktet nënligjore që qeveria nuk i kishte miratuar akoma./Reporter.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result