Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katërmujorit të parë 2023, është rritur 30,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Turizmi bregdetar jashtë kufijve është ende tërheqës dhe ka një tendencë në rritje nga shqiptarët për të zbuluar vende të reja.
Destinacionet mesdhetare janë vendet që kanë bërë bujë ndër vite por sipas drejtueses së një agjencie turistike, Albana Nanaj e veçanta e këtij viti është se shqiptarë të shtumë kanë zgjedhur të eksplorojnë Napolin, Barin dhe Siçilinë.
Nanaj gjithashtu ka një sugjerim për të gjithë shqiptarët që preferojnë të pushojnë jashtë vendit.
Ky vit është në nivelet më të larta përsa i përket turizmit, si për turstët që vizitojnë Shqipërinë por edhe për ata që zgjedhin të pushojnë jashtë saj.