ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 15 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 15 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 15 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 15 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vizita e James Baker 32 vjet më parë në Tiranë: Liria funksionon-Freedom Works

albnews by albnews
25 June, 2023
in Albania
0
Vizita e James Baker 32 vjet më parë në Tiranë: Liria funksionon-Freedom Works
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

32 vjet më parë në Tiranë- 22 Qershor 1991, Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, ishte i pari zyrtar i lart amerikan që do të vizitonte Shqipërinë komuniste, në ditët e para të pluralizmit, e cila shënon edhe rënien e diktaturës komuniste më të egër në botë, dhe se marrëdhëniet e SHBA me Shqiptaret kishin mbetur gjallë te shqiptarët…..

Vizita e një Sekretari Shteti ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e cila përcolli edhe Mesazhet amerikane nga vizita e James Baker me atë thënjen e tij të famshme se « Liria funksionon – Freedom Works ».

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës: Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë

Shqipëria, ka qënë vendi ku amerikanët kanë dhënë gjatë gjithë kohës që nga themelimi i shtetit shqiptar ndihmën e tyre të vyer, përjetojë me atë moment edhe vizitën historike të një Sekretari Shteti në Shqipëri, që prej kohës së vendosjes së marrëdhënive me SHBA .

Ish drejtori i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj ish një nga protagonistët e asaj vizite historike, i cili ishte përkthyesi zyrtar i Sekretarit të Shtetit James Baker në vizitën e 22 Qershorit 1991 në Tiranë, për cdo vjet e ri-kujton atë vizitë duke publikuar fotografit nga vizita e Baker dhe një pjesë të fjalimit historik që ai mbajti në sheshin “Skënderbej”.

Baker doli në tribunë me liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani dhe kryetarin e Komitetit Pluralist Egzekutiv të Tiranës, Llambi Gegprifit duke shmangur daljen me Ramiz Alinë dhe drejtuesit e tjerë komunistë që ishin vendosur në krye të PS që sapo kishte ndërruar emrin.

Dr. prof. Biberaj atëherë ishte përkthyesi zyrtar i Departamentit të Shtetit për vizitën e Sekretarit të Shtetit James Beker, dhe tha në gjuhën shqipe:,

“Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: Liria funksionon – Freedom Works.Më në fund, jeni të lirë të mendoni me mendimet e tua. Më në fund, jeni të lirë të flisni me mendjen tuaj. Më në fund, jeni të lirë të zgjedhin krerët tuaj. Më në fund, jeni të lirë të adhuroni rrugën tuaj……Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”, citohet të ketë thënë James Baker me 22 Qershor 1991 – 32 vjet më parë.

101 vjet marrëdhënie SHBA Shqipëri

Presidenti Warren Harding, më datën 28 korrik 1922, dha urdhërin  Sekretarit i Shtetit Charles Evans Hughes që ti dorëzonte notën diplomatike kryeministrit për të firmosur  notën diplomatike, që, SHBA vendoste marrëdhëniet me Shqipërinë. Firmosur nga komisioneri amerikan i rangut ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm Maxwell Blake, i cili ia dorëzoi atë ditë kryeministrit të 10-të të shtetit shqiptar Xhaferr Ypi që mbante në të njëjtën kohë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. (marr nga libri i Ilir Ikonomit– “Pushtimi, ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar” (UET Press, 2012).

Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm vetëm 3 vjet pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodroë Wilson, vuri në konferencën e Paqes në Paris, duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Ambasador i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka qenë Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.

Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve diplomatiike, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë, qysh në atë kohë.

Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.

Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog nga vendi.

Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Më 1946 i Enver Hoxha e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar, dhe SHBA, e quajti imperializmin amerikan , ndersa shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës.

Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen dhe ambasadori William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 ishte Sekretari amerikan i shtetit James Baker që do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skëndërbej – duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve.

Pas rrëzimit të regjimit komunist, dhe vizitës së ish Sekretarit të Shtetit James Baker – Tirana zyrtare është vizituar thuajse nga të gjithë Sekretarët amerikanë të shtetit, përveç Uoren Kristofer, dhe sekretarit aktual Anthony Blinken.

Në 101 vjet marrëdhënie Shqipëri SHBA, vizitat historike eshtë  ajo e Presidentit amerikan George W. Bush në Tiranë, me 10 qershor 2007, takimi dhe konferenca për shtyp me ish Kryeministrin Sali Berisha – deklerata e tij që i vendosi vulën pavarësisë së Kosovës.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, ka qenë e pakushtëzuar. Një gjë të tillë e kishte përsëritur presidenti amerikan, George W Bush, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në takimin që kishte pasur në vitin 2007, me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berishën.

Bush kishte deklaruar se populli i Kosovës simbas tij duhej që të kishte SHBA-të ato që e mbështesnin pavarësinë në mënyrë të fuqishme dhe të prerë.

Ndërkohë, derisa në konferencën e përbashkët të tij dhe Berishës, bëheshin pyetje për mundësinë e vonesave në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, Bush kishte thënë se janë duke diskutuar me diplomatë rusë e të BE-së rreth disa mospajtimeve, megjithatë ai kishte thënë se nëse nuk arrihet një gjuhë e përbashkët atëherë “Mjaft është mjaft, dhe Kosova është shtet i pavarur”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result