Dy turistë kanë mbetur të bllokuar në majën e Jezercës në Shqipëri, në zonën e Valbonës.
Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka shkuar atje për t’iu dal në ndihmë.
E lidhur me aksionin kanë dhënë detaje nga ky shërbim.
“Kanë mbetur të bllokuar në borë dhe kanë pasur frikë të kthehen sepse nuk kanë pasur pajisje adekuate. Një ekip i yni ka mbërritur atje. Kemi bashkëpunim edhe me ekipin e emergjencave të Shqipërisë.
Aktualisht me helikopter po analizohet terreni se a mund të afrohen në atë zonë.
Janë dy persona, dyshohet se janë holandezë. Ata na kanë thirrur me numër holandez”, thanë nga ky shërbim.