Një makinë ka rënë në humnerë në afërsi të fshatit Dhërmi. Katër personat që kanë qenë në makinë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një vajzë ka pësuar thyerje në krah. Kanë qënë kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina dhe më pas me ambulancë janë transportuar në spitalin e Himarës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në kyeqytet dy persona përfunduan në spital mbrëmjen e të shtunës pas një sherri me sende të forta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 dhe të lënduar mbetën dy të rinj të moshës 20 dhe 27-vjeç. Autor i dyshuar i ngjarjes është një person me iniciale G.L., ndërsa sa i përket motiveve ato momentalisht nuk dihen.
“Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konflikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L. Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.